Denoncimi nga mësuesi mokrar Maliq Torra
TRADITA E MUNGUAR NË FESTËN E MOKRËS
( Sipas një informacion nga burime të sakta , burim që nuk do të identifikohet , për organizimin e “N’Fest Mokra” është akorduar një fond prej 700 milion lekësh ( të vjetra ) çka do të mjaftojnë e do të teprojnë që “të hajë edhe qeni i kallajxhiut petulla” mesa duket )
Për të disatin mot radhasi organizohet një e ashtuquajtur “Mokra në Feste” ku pretendohet se “në këtë veprimptari mbarë Mokrare promovohen vlerat tradicionale të Mokrës si ; dollia karakteristike që është një universitet më vete i Mokrës ; kulaçi i Mokrës që nikoqiret Mokrare e gatuajnë nga gruri i lëmit të tyre ( kur Mokra ka vite e vite që nuk mbjell as një ha grurë gjithsej ) , apo gjoja promovohet folku dhe kostumi tradicional i Mokrës , kulinaria apo etnografia Mokrare , etj , etj !
Po pse e mashtroni këtë popull të etur për pak frymarrje ?!
Si mund të quhen “traditicionale” gjithçka e servirur aty “në bishtin e Urës së Zall Torrës” , kur aty dominon bisnesi i pakontrolluar se “mokrarët e hanë , sepse sylesha janë” , apo muzika tallava e grupeve të ftuara , sigurisht të joshur nga oferta financiare , dhe duke lënë jashtë kësaj “feste” mjeshtrat e vërtetë të melosit popullor Mokrar si gajdexhinj , fyelltarë , këngëtarë vërtet të këngës së tabanit mokrar , apo më e papranueshmje është kur në këtë gjoja festë të traditës nuk ftohen NERËZIT e SHQUAR të MOKRËS që për fatin e mirë janë me dhjetra e dhjetra të çdo profesioni e të çdo vlere artistike ?!
I ngrej këto shqetësime për t’i pasur parasysh organizatorët , ngaqë mjaftohen me ca reklama joshëse sipërfaqësore duke mos menduar për brendinë tërësore që “kjo festë” të ketë vërtet shije Mokrare dhe aty “Zot shtëpie” të jenë vetë Mokrarët dhe jo “miqtë” që “i tregojnë babait arat” siç ka ndodhur në edicionet e kaluara !
( Faleminderit kush e lexon dhe jep mendime nëpërmjet komenteve )
Prof Maliq Torra





