Këngëtarja e muzikës popullore Juli Çenko ka rënë pre e denigrimit,përmes hapjes së disa profileve false në fb,prej nga ku u dērgohen mesazhe me përmbajtje të papërshatshme ndjekësve të saj.

Ja reagimi i këngëtares në faqen e saj të fb:

LAJMËRIM:


“Përshëndetje miq dhe javë të mbarë!
Në këtë jetë ekzistojnë shum njerëz të ulët, të poshtër, të këqinj në shpirt…
Një person i ndyrë ( që nuk dihet gjinia femër apo mashkull) ka rreth 1 muaj që i ka vën vetes qëllim të uli imazhin tim duke hapuar vazhdimisht dhe pa pushim adresa fallco në FB me emrin tim dhe fotot e mija si edhe në aplikacionin TELEGRAM e duke ju shkruajtur vetëm meshkujve sms nga më ordineret… Sot më ndodh mua, nesër njërit prej jush…
Atij apo asaj i drejtohem publikisht:
Po e gjetëm do ta varim vet ne jo policia, në qëndër të qytetit ku ndodhet që të bëhet shëmbulli i parë kundra këtyre maskarallëqeve…
Askush nuk ka të drejtë të marri dinjitetin tonë, sepse publiku o të do o nuk të do dhe unë jam shum e lumtur që e kam patur që në fillim dhe vazhdoj ta kem respektin e publikut shqiptar. Edhe Zoti njeriun e drejtë e nxjerr gjithmon në dritë.
Gjithashtu po ju drejtohem njerëzve që mendojnë me Llogjik:
Mos ju besoni dhe mos bini pre e adresave fallco që ju bëjnë kërkesë në fb dhe ju shkruajn sms të ndyra në mesenxher. Vërtetoni se me kë po flisni në të vërtet mos u gënjeni nga kërkesat e profileve fallco…
Çështja i ka kaluar Policis Kibernetike dhe Prokuroris që po punojnë për zbulimin e atij manjaku psiqik apo asaj ndyrësire.
Po postoj foton e adresës fallco që kush do mund ti bëj REPORT dhe BLLOK.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe respekte për të gjithë njerëzit e mirë!”- shkruan këngëtarja

Lajme Te Ndryshme