Mbi 7 mijë emigrantë hynë në vendin tonë nga Greqia përmes pikës kufitare të Kapshticës gjatë fundjavës. Shtimi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit ka detyruar policitë kufitare të punojnë me procedurë të përshpejtuar dhe të shtojnë sportelet në hyrje dhe dalje. 4 deri 5 sportele qëndrojnë hapur në doganën shqiptare dhe dy sportele në doganën greke,me të cilat po përballohet pa vonesa fluksi i udhëtarëve. Emigrantët kthehen në atdhe,për të vizituar familjarët,por edhe për pushime.

Lajme Te Ndryshme