Përshkallëzohet situata e zjarrit në Delvinë.
Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike nga autoritetet.
Për të shmangur ngjarje tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima.
Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.
Pak më parë është dhënë urdhri edhe për boshatisjen e spitalit nga pacientët dhe stafi, për arsye sigurie.
E rëndë,zjarri i afrohet spitalit të Delvinës,evakuoen pacientët
1–2 minuta





