Këto janë statistika zyrtare të publikuara sot,sipas të cilave paskemi rritje të numrit të vizitorëve të siteve kulturore.
Mes 5 siteve më të vizituar të trashëgimisë kulturore,nuk gjendet asnjë sit i qarkut të Korçës.
Me thesarin e Muzeut të Artit Mesjetar, Mësonjëtoren, kishat e Voskopojës, Tumën e Kamenicës,kishat e Prespës, Mozaikun e Linit e të tjera, e të tjera,Korça,nuk qenka lider i turizmit kulturor dhe shpirtëror,sepse të paditurit,të panxënët dhe të pangopurit kurrë,e ordientuan turizmin e qarkut të Korçës nga kuzhina,gjella,lakrori,mishi,turshitë dhe festat banale në fshatra pa rrugë,pa ujë, pa bujqësi, të zbrazur e brakstisur dhe pa të ardhme.
Ja ç’thonë statistikat:
773,542 vizitorë në sitet tona kulturore gjatë Janar–Korrik 2025, 📈 69% më shumë se në vitin 2023!
🌞 Vetëm në Korrik 2025, 204,453 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan thesaret tona kulturore, një rritje prej 56% krahasuar me 2023.
🏆 Top 5 destinacionet më të preferuara:
🔸Parku Kombëtar Butrint – 150,178 vizitorë
🔸Kalaja e Gjirokastrës – 142,838 vizitorë
🔸Parku Arkeologjik Shkodër – 100,443 vizitorë
🔸Muzeu Gjergj Kastrioti, Krujë – 95,386 vizitorë
🔸Parku Arkeologjik Apoloni – 71,300 vizitorë.
Korça e thesareve të kulturës,dështon me turizmin kulturor
1–2 minuta





