🔥 Shqipëria është përfshirë nga 50 vatra zjarri në 24 orët e fundit, nga të cilat 19 vazhdojnë ende aktive
📍 Vatra problematike:
• Vlorë (Finiq & Delvinë) – pranë Syrit të Kaltër, me mbështetje nga mjete zjarrfikëse, forcat e FA dhe ndërhyrje ajrore nga Shqipëria, Greqia, Çekia, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
• Berat (Poliçan) – pranë qytetit dhe në fshatrat Plirëz & Rehovë, është bërë evakuimi i banorëve.
• Tiranë – Mali i Bërzhitës, zona Arbanë, Ferraj/Zall-Herr dhe kodrat e Selitës.
• Gjirokastër (Tepelenë) – zjarri ka djegur dy stalla, me dëme minimale.
• Dibër – Mali me Gropa & Biz (zonë e mbrojtur).
• Kukës, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë – disa vatra në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira.
🔥 Rreziku i zjarreve:
• Niveli “I LARTË” për të gjitha qarqet.
• Niveli “SHUMË I LARTË” në zona të lokalizuara të Shkodrës (jug), Lezhës (veri) dhe Elbasanit (perëndim).
🌡 Temperatura deri në 41°C.
📢 Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve: tregoni kujdes, njoftoni menjëherë çdo vatër pranë autoriteteve vendore.
#Faktoje #Zjarret #Emergjenca #Shqipëria
Shqipëria në flakë,50 vatra zjarri aktive
1–2 minuta





