Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg: Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka kaluar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës, ka xhiruar gomat dhe është larguar. Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në një berberanë që ndodhet në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Vrasja e 14 vjeçarit,viktima u mbrojt me karrike,por…
1–2 minuta





