Katër të arrestuar dalin para gjykatës pas plagosjes në Dvoran të Korçës – njëri hetohet në gjendje të lirë
Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar, janë paraqitur sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për tre prej tyre: Isuf Dalipin, Dhimitër Kodrën dhe Bilal Shkëmbin. Ndërkohë, Thanas Paskali do të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi është plagosur nga katër të arrestuarit, pasi ai goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Pas këtij momenti, të katër personat dyshohet se kanë reaguar duke e dhunuar Qiqin,I cili u dërgua në spital me plagë në kokë dhe trup.
Sa i përket autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, masa e sigurisë ndaj tij do të zhvillohet në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës, pasi ai ndodhet ende nën trajtim mjekësor.
Plagosja në Dvoran,lenë qelitë 4 të ndaluarit
1–2 minuta





