I dashur Ilir!
Nuk e kuptoj kete termin riformatim? Çfare do te thote? Duket si tjetersim, apo modernizim pertej asaj qe mund te bejme.
Njerezve te thjeshte ju krijohet pershtypja sikur kushedi se cfare do te ndodhe. Do shpikim rroten.
Sipas meje, PD ka nevoje thjesht te organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vecse eshte c’organizuar.
Sot ne dege nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anetare. Ngopemi me luge bosh.
Per te ardhur keq por, nese ne vitin 1992 cdo kryetar seksioni ishte me shkolle te larte, sot nje pjese nuk i kemi as me arsim 8 vjecar. Me keta perpiqemi te bindim qytetaret qe jemi alternative dhe duhet te na votojne ne.
Gjithcka ne dege eshte vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurre ndonjehere ne historine e kesaj partie, madje as ne vitet me te veshtira te saj.
Nuk mumd te kete organizim kur ne krye te puneve vendos mjeshtrin e ç’organizimit. Ky quhet ç’organizim i organizuar.
Se dyti nuk kuptoj kete hapjen. PD ka qe ne vitin 1997 qe eshte shqyer duke u hapur. Kaq shume jemi hapur prej vitesh sa na dhembin kembet. PD nuk ka nevoje as per hapje e as per mbyllje, refren te cilin e degjojme cdo kater vjet kur humbim zgjedhjet.
Ilir, PD ka nevoje vetem per nje gje, per gare te ndershme zgjedhore brenda saj, te pa manipulur dhe te pa paracaktuar.
Kur te arrihet kjo, njerezit do te afrohen ne PD dhe ajo do behet e afte te konkuroje PS e te fitoje ndaj Edi Rames.
Riformatimi i PD,Edmond Spaho i përgjigjet Alimehmetit
1–2 minuta





