URA MË E LARTË NË BOTË NIS SOT TESTIN PARA HAPJES ZYRTARE. 3.300 TON ËSHTË PESHA MAKSIMALE NË LARTËSI 1.420 METRA

Ura më e lartë në botë ka nisur testin e parë sot, me peshën maksimale të llogaritur deri në 3.300 ton. Ura Huajiang e ndërtuar në provincën Guizhou, ka nisur testin ditën e sotme për të kontrolluar të gjitha mundësitë gjatë trafikut të rënduar apo kushteve atmosferike përpara hapjes zyrtare.

Testi i njërës prej pjesëve të urës është kryer për të parë sigurinë e zonës dhe mbajtjen e sasisë së peshës ndaj trafikut përpara hapjes. Programi katër ditor përfshin një hapje të plotë pa trafik që do të ndiqet më pas një test me trafik të ngarkuar.

Një ditë më parë, mbi 400 makineri monitoruan nëse ka deformime në kullat e urës dhe nëse kabllot dhe mbajtëset janë të gatshëm të mbajnë strukturën e urës pasi 18 kamionë janë vendosur në të gjithë gjatësinë e urës me mbi 680 tonelata peshë.

Testi i qëndrimit ka përdorur automjete në tre faza me 18, 48 dhe 96 kamionë, për të kaluar më pas deri në fazën maksimame të 3.300 tonëve peshë. Teste të tjera janë programuar edhe gjatë dy ditëve në vazhdim deri para hapjes së urës përfundimisht.

Ura Huajiang është ura më e lartë në botë. Ajo është ndërtuar në provincën Guizhou dhe është e gjatë 2.890 metra me lartësi maksimale 1.420 metra, e ndërtuar totalisht në kanionin Huajiang që përshkon mes për mes malin me të njëjtin emër.
Edison Myrteza

Lajme Te Ndryshme