Arrestohet nga Policia e Vlorës, Operacionalija e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Policia e Korçës, autori i dyshuar i ngjarjes në Sarandë, i akuzuar për plagosjen e dy personave.
I prangosuri është Ramadan Zoto, 43 vjeç.
Sipas burimeve jane sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa ka edhe persona të tjerë të shoqëruar. Zoto është lokalizuar në zonën e Korçës ditën e sotme, teksa lëvizte me një makinë “Audi” dhe ndërhyrja ishte e befasishme, mes bashkëpunimit të tre sektorëve të policisë.
Arrestohet në Korçë,plagosi dy në Sarandë
1–2 minuta





