Forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion në qytetin e Korçës,me fokus personat në kërkim për vepra të rënda penale si dhe kontrolle për drogë dhe sende të paligjshme.
Deri tani janë shoqëruar disa persona në Komisariatin e Korçës dhe operacioni është në vijim.





