Ore një pyetjen kam: A ka njeri informacion se ku ndodhet opozita korçare, a është “gjallë” a jo… se pas 11 majit, është bërë si legjendë, flitet se ekziston, por askush nuk e ka parë as ka dëgjuar…

Jo për gjë jo, por vetëm para pak muajsh bënin deklarata për “ndryshimin” dhe “zgjimin e qytetit”, e ndërsa sot nuk dëgjohet as mërmëritja më e vogël nga ata…(me sa duket i ka zënë gjumi dhe ata vetë!)

Mendoj se e vetmja “opozitë” që i ka mbetur Korçës aktualisht, është ajo e komenteve të Facebook-ut, me nerva e ofendime, por pa mendim…

Realiteti është se opozitarët tanë të dashur janë kthyer në një grup miqsh që pijnë kafe e kujtojnë kohët e arta të tyre, atëhere kur bënin lista e koalicione.

Kështu miq, me këtë gjendje të opozitës në Korçë dhe jo vetëm, pushteti  ka luksin të bëjë ç’të dojë…jo se janë perfekt jooo, por sepse s’ka kush i del përballë!

Opozita korçare sot që flasim është si një radio pa zë, frekuenca ekziston, por transmetim nuk ka.

Nëse dikush prej tyre po e lexon këtë, le të kujtohet se pse hyri në politikë, se nëse ka hyrë me mendimin KÇK… “LUM NE”!

Lajme Te Ndryshme