Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec–Lin, ku një grua e moshuar, Manushaqe Gjoka, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. E plagosur në aksident ka mbetur edhe mbesa e saj 11 vjeçe.

Sipas burimeve zyrtare, e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe po transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Megjithatë, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit, gjatë rrugës për në spital.

Manushaqe Gjoka, banuese në Durrës, ndodhej në Pogradec për pushime. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lajme Te Ndryshme