Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft e rrallë. Në fakt, Hëna e ardhshme e zezë sezonale do të ndodhë në gusht të vitit 2028.

Çfarë të presim nga Hëna e re në Virgjëreshë?

Hënat e reja janë pika e rinisjes në ciklin hënor. Ky është momenti kur cikli i mëparshëm mbyllet dhe një i ri fillon. Këtu, na jepet mundësia të heqim qafe energjitë, emocionet dhe situatat që nuk na shërbejnë më, në mënyrë që të kemi një rifillim të freskët. Për këtë arsye, Hënat e reja cilësohen si momenti më i mirë gjatë ciklit hënor për të manifestuar të ardhmen. Vendosja e qëllimeve dhe mendimi pozitiv në këtë pikë mund të rriten në diçka më të madhe dhe më të begatë.

Shumica e njerëzve e mendojnë Virgjëreshën si shenjën e perfeksionizmit, organizimit dhe kritikës. Por Virgjëresha është gjithashtu një kujdestare e përsosur. Ajo është tejet e vëmendshme ndaj të tjerëve dhe nuk udhëhiqet nga interesi vetjak. Kjo do të thotë që kjo Hënë do të ndriçojë dëshirën tënde për të qenë pjesë e një komuniteti. Një ndjenjë e thellë qetësie mund të gjendet kur ndihmon dhe mbështet njerëzit përreth teje.

Kjo Hënë e re na frymëzon gjithashtu të gjejmë ose të krijojmë hapësirë për veten tonë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Nëse e ke shtyrë pastrimin e një dhome apo larjen e makinës, këtu do të gjesh frymëzimin për të pastruar hapësirën.

Lajme Te Ndryshme