Autori i vrasjes se gruas se tij ka rrefyer perpara policise se motivi i vrasjes ishte tradhëtia.

Sipas dëshmive të fëmijëve, babai i tyre kishte probleme me drogat dhe kohët e fundit ishte fiksuar me idenë se nëna e tyre kishte një lidhje me dikë tjetër.

Kjo dyshohet se ishte edhe shkaku i grindjes së ashpër që përfundoi me vrasje. Sipas fëmijëve, gjithçka nisi kur babai e pa nënën me celular në dorë. Ai mendoi se po dërgonte mesazh dhe u përpoq t’ia rrëmbente.

Familja kishte vetëm një celular për shkak të vështirësive ekonomike. Grindja degjeneroi shpejt dhe 36-vjeçarja, duke u përpjekur të shpëtonte, doli deri në hyrjen e pallatit, ku mori goditjet fatale dhe humbi jetën.

Lajme Te Ndryshme