Udhëtarët që hynë dhe dalin nga pika doganore e Qafëthanës u detyruan për shkak të fluksit të lartë të presin mbi 2 orë për të kryer procedurat në sportele. Fluksi i pushuesve që ikin nga Shqipëria,por edhe atyre që vijnë në vendin tone nga Maqedonia e Veriut,mbetet i lartë edhe këtë të diel.Edhe pse polcitë kufitare të dy vendeve kanē hapur deri në 8 sportele,përsëri nuk janë shmangur dot orêt e pritjes dhe radha e mjeteve që arrin në 3 km. Çdo ditë nga Qafëthana përpunohen mbi 11 mijë udhëtarë dhe fluksi pritet të jetë I lartë deri në fund të gushtit.

Lajme Te Ndryshme