Pas dorëheqjeve të kërkuara verbalisht nga Rama dhe më pas nga kryetarët e bashkive,janë emëruar administratorët e rinj të bashkive Korçë dhe Devoll. Shumica e emrave janë të rinj,por ka mes tyre edhe të rikthyer në detyrë pas dorëheqjes si dhe të angazhuar deri dje në strukturat e PD,si Kodhel Zere,I cili ka mbajtur detyrën e kryetarit të grupseksionit të Voskopojës,kandidat për këshilltar nga koalicioni BF për zgjedhjet e 2022,i emëruar administrator i  njësisë administrative Voskopojë:

Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.
Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.
Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.
Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.
Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.
Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.
Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha. Marjol Babi dhe Riku Hysi janë rikthyer si administratorë, konkretisht Babi në Njësinë Administrative Miras dhe Hysi në Njësinë administrative Qendër. Në Njësinë Administrative Hoçisht emërohet Jonida Temo.

Në bashkitë e tjera të qarkut të Korçës ende nuk janë emëruar admnistratorët.

Lajme Te Ndryshme