KRIM NË RRUGËT E KORÇËS: QENËT E RRUGËS PO HELMOHEN ME URDHËR TË BASHKISË

Ndërsa Bashkia e Korçës promovon në mediat e saj një projekt për ndërtimin e një qendre për trajtimin e kafshëve të rrugës, në realitet ajo po kryen një krim të heshtur, sistematik dhe të qëllimshëm: helmimin e kafshëve të rrugës, para syve të qytetarëve.

Sot në mëngjes,helmi I hedhur afër kazanit të mbeturinave në lagjen 15,i mori jetën një qeni dhe një tjetër,as 5 muaj,po lufton për jetën.

Ky veprim nuk është as i rastësishëm dhe as i izoluar. Është një politikë e qartë zhdukjeje, që po zbatohet me mendjen, lejen dhe dorën e Bashkisë së Korçës, me në krye kryetarin Sotiraq Filo.
Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Korçës vepron me mizori ndaj qenve të rrugës. Në kohën kur drejtohej nga Niko Peleshi, qentë ekzekutoheshin natën nga policia bashkiake me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe turistët. Një praktikë barbare që, siç duket, nuk është harruar – vetëm është bërë më e heshtur, më e helmuar.

Këto veprime janë:
Të paligjshme,sepse  bien ndesh me ligjet shqiptare për mbrojtjen e kafshëve dhe konventat ndërkombëtare.
Çnjerëzore,pasi  dëshmojnë mungesë totale të etikës dhe të respektit për jetën.
Të dënueshme,pasi institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë dhe ndëshkojnë këtë krim ndaj kafshëve.

Hipokrizia institucionale nuk mund të mbulojë gjurmët e helmimit! Ndërtimi i një qendre për kafshët nuk justifikon spastrimin fizik të tyre më parë. Një qendër e tillë, për më tepër, është ende në letër, ndërsa helmimi po ndodh sot.

lKërkojmë reagim nga Prokuroria, Policia, shoqatat për të drejtat e kafshëve dhe çdo qytetar që refuzon të heshtë përballë këtij abuzimi.
Korça nuk mund të mbajë më një imazh të rremë qytetarie mbi varret e kafshëve të pafajshme.

Lajme Te Ndryshme