Shqipëria ka mbështetjen sociale më të ulët në rajon për familjet në nevojë.
Sipas Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës, Shqipëria renditet e fundit me 70 euro në muaj.
Federata e BiH – 304 euro
Serbia – 282 euro
Mali i Zi – 267 euro
Maqedonia e Veriut – 207 euro
Kosova – 191 euro
Shqipëria – 70 euro
Familjet në nevojë nuk janë mbështetur as në kulmin e krizave. Qeveria nuk e mbështeti kurrë propozimin tonë për uljen e TVSH-së së produkteve të shportës. Pra, ato pak lekë që ua jep në formë mbështetjeje sociale, ua merr sërish përmes TVSH-së.
Në fillim të këtij viti, kryeministri deklaroi se qeveria e ka dyfishuar fondin për mbrojtjen sociale nga 130 në 260 milionë euro.
Ku shkojnë këto para? Sigurisht, jo për familjet në nevojë dhe këtë e tregon qartë raporti i BB. Ato humbasin në vrimat e pafundme të korrupsionit. Sepse një shtet i korruptuar nuk mund të jetë kurrë një shtet social.





