Në fshatin Strikçan, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, në vendin e quajtur Fusha e Gurres, një grup arkeologësh shqiptarë kanë bërë një zbulim unik në llojin e vet, i cili sipas tyre i përket shekujve III-IV erës sonë.
Kjo gjetje, një varr monumental i cili ka karakterin e një mausoleumi, përbën një rast të rrallë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Ballkanin, pasi një ndërtim i tillë nuk është evidentuar më parë në territorin tonë.
Baza materiale e përdorur dhe forma e ndërtimit tregojnë se monumenti ka qenë i lidhur me sferat më të larta të shoqërisë së asaj kohe, duke reflektuar statusin dhe përkatësinë elitare të individëve që preheshin aty.
Ekspeditën e udhëheqin arkeologët prof.dr.Adem Bunguri dhe arkeologu Erikson Nikolli, të cilët theksojnë rëndësinë e jashtëzakonshme që ky zbulim sjell për historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
Zbulimi i rrallë në Shqipëri, varr romak i shekullit të 3 të erës sonë
1–2 minuta





