Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 21 vjeç, banues në Sovjan, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Tren, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i automjetit.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 76 vjeç, banues në fshatin Vranisht, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

G. L., 37 vjeç, banues në Bulgarec, pasi ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, në mënyrë të vazhdueshme, një 31-vjeçare;

Ll. Z., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 65-vjeçar;

K. N., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta një 45-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

K. B., 29 vjeç, banues në Gurras, L. B., 38 vjeç dhe M. Xh., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi administronin bizneset e tyre të paregjistruara në organet kompetente;

E. S., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, gjatë kontrollit të një furgoni të një subjekti tregtar ku ky shtetas ishte administrator, u konstatuan dhjetëra koli me pije freskuese dhe ujë, pa faturë shoqëruese, si dhe shoferi dhe një i mitur të pasiguruar në organet kompetente;

Sh. D., 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi në fshatin Vithkuq, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 85 krerë bagëti të imta, të pashoqëruara me faturë tatimore;

Xh. H., 61 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën disa produkte elektroshtëpiake të pashoqëruara me faturë tatimore.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te Ndryshme