Viti i ri mësimor në qarkun e Korçës do të fillojë me rreth 4 mijë nxënës më pak dhe për pasojë me klasa dhe shkolla të mbyllura. Emigracioni masiv,lëvizjet brenda vendit,plakja e popullsisë dhe ulja e numrit të lindjeve,po reflektohen edhe tek arsimi bazë,ku numri i nxënësve po tkurret vit pas viti. Nga më shumë se 21 mijë nxënës të rregjistruar në shkollat e arsimit parauniversitar,këtë vit numri i tyre ra në 17 mijë nxënës,që do të thotë,24% më pak. Dhjetra klasa të para sivjet nuk u hapën,ndërsa shkolla 9-të vjeçare si ajo e Polenës,u mbyll,por shumë të tjera rrezikojnë të mos hapin dyert në pak vite. Ulja e numrit të nxënësve do të sjellë bashkimin e shkollave dhe klasa kolektive,çfarê shihet si kosto mbi cilësinë e mësimdhënies. Nga ana tjetër,mbyllja e klasave ka lënë nê shtëpi mbi 40 mësues në Korçë dhe Maliq,të cilët pritet të caktohen si mësues ndihmës. Korça është ndër zonat më të prekura nga reduktimi i numrit të nxënësve të arsimit parauniversitar,ku mungojnë plotësisht politikat dhe strategjitë që do krijonin mundësi punësimi,standart jetese,shërbime cilësore për familjet korçare,hemorragjia e të cilave drejt Evropës dhe botës, po merr përmasa dramatike.
Zbrazen shkollat e Korçës,4 mijë nxënës më pak këtë vit
1–2 minuta





