👉 “Që më datë 9 maj 2025, me shkresë zyrtare së bashku me znj. Ilda Zhulali i kemi kerkuar Keshillit Bashkiak të mblidhej për të çuar propozimin për shkarkimim e Veliaj në Këshillin e Ministrave.

👉 Gjithçka sipas ligjit dhe Kushtetutës në fuqi!

👉 Për mbi 4 muaj, fillimisht Romina Kuko e pas saj Megi Fino, si Kryetare të Këshillit Bashkiak nuk patën këllqe të zbatonin ligjin dhe nuk guxonin as ta diskutonin çështjen duke çuar në ilegjimitet kryeqytetin.

❓️ Çfarë ndryshoi katër muaj më pas? Pati ndonjë zhvillim juridik? Asnjë! As dorëheqje, as vendim i formës së prerë nga Gjykata! Asgjë!

👉 Doli Kryeministri dhe “u dha leje” këtyre peshave të lehta që të fillojnë procedurat! Procedurat të cilat i komandon ligji dhe ato nuk kishin guximin për ta zbatuar atë, sepse shumë mirë e dinë që nuk është ligji ai që zbatohet në Shqipërinë e stilit të etërve të tyre, por është Maliqi.

👉 Një orë e më parë u duhet dhënë fund praktikave antiligjore që zbaton qeveria dhe bashkia! Kryeqyteti nuk po kërkon asgjë më shu ë se sa zbatimin e ligjit, ligj që e ka miratuar vetë Rama në vitin 2015″,shkruan në faqen e tij të fb Ilir Alimehmeti.

Lajme Te Ndryshme