Shkruan Irena Beqiraj

Politika pa moral është krim!

Në Shtator 2014 martesa e Erion Veliajt në  kalanë e Gjirokastrës,  e cila sipas lajmeve të kohës kushtoi 110,000 Euro, u diskutua gjatë në mediat (kryesisht opozitare) ku me të drejtë ngriheshin çështje si : ku i gjeti paratë, pse eshte e nevojshme ky vanitet apo mungesë  diskrecioni  për një përfaqësues të qeverisë edhe të popullit më të varfër në Europë .
Kujtoj që Veliaj  sapo ishte zgjedhur deputet i Gjirokastrës.
 
11 vjet më vonë në Shtator 2025 djali i Jozefina Topallit një eksponenteje të lartë të PD – së e rikthyer në Parlament si një aset i pazëvendësueshëm në luftën për të përmbysur Edi Ramën , nuk martohet as në kalanë e Gjirokastrës  as ne atë të Rozafës por bash në kryeqytetin e Italisë Romë,  në një ceremoni  që sipas mediave ka kushtuar 550,000 euro .

Ky vanitet në mungesë të plotë diskrecioni mund të justifikohet vetëm :

1) Nëse pranojmë që nën qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë më aq të varfër sa në 2014, përkundrazi. Ndaj edhe në bollëkun 5 fish më të madh, asgjë të ekzagjeruar nuk kishte në dasmën e djalit të politikanes, ose
2)  opozitarja edhe politikania Jozi i  trajton politikën dhe moralin veçmas, duke mos kuptuar kurrë asgjë nga asnjëra.

Kur kritika edhe dëshira për të ekspozuar dhe publikuar një problem janë shumë më të mëdha se gatishmëria për të mos e përsëritur atë qoftë edhe në një rast të vetëm,  është forma më e zakonshme e pandershmërisë edhe mungesës së moralit në politikë.

Është e vertetë  që kupa po derdhet edhe ne duhet të ngrihemi kundër pushtetit të Ramës , por kemi frikë. Edhe frikën më të madhe nuk e kemi  nga pushteti por nga ato qe do ta marrin pushtetin . Frika jonë është përsëritja e 21 janarit, ku disa mund të lënë kockat për të prurë në pushtet disa gra e burra që do harxhojë jo më 110 mijë  as 550 mijë por dy milionë e pesëqind mijë euro në dasmën a vanitetin e rradhës , nderkohë që populli qe u  vra e masakrua në protesta  mbetet përsëri i varfër.

Fan Noli dikur na këshilloi që politika pa moral është krim .

Edhe ky është krimi që politikanët opozitarë nuk patën kurrë kurajo distancoheshin. Ky është krimi që nuk i la të modernizohen e rinovohen duke rrezikuar të  katandiset  në një kufomë që nuk don të kalbet !

Lajme Te Ndryshme