Nje shkencetar i fb, Andi Zeneli, nga ata qe origjinen e universit e shohin tek Shqiperia, me akuzon ne nje video, se paskam miratuar nje ligj te posacem dhe nje manifest i cili ka krijuar mundesine qe fshatrave shqiptare tu vihen emra greke dhe maqedonas.
Per dijeni te ketij shkencetari, une nuk kam hartuar apo miratuar as ligj e as manifest te tille.
Ligji si ka qene ashtu vazhdon te jete.
Fshatrat mund ti ndrojne emrat me vendim te Keshillit Bashkiak. Qendrat e Bashkive vetem me vendin Parlamenti dhe me 2/3 e votave.
Ajo qe kam bere une eshte qe Bashkise Liqenas, pjese e zones sime elektorale, ne vitin 2010 propozova ti kthehej emri Pustec, sikurse e kishte para vitit 1974 kur ja ndruan komunistet.
Rikthimi ne emrin e pare eshte bere me ligj parlamenti dhe votuar nga te gjithe deputetet e djathte dhe te majte. Kete veprim e ka mbeshtetur Keshilli i Europes me nje deklarate te vecante.
Shpresoj qe shkencetaret apo historianet e fb, podcasteve, You Tube, Instagram, etj. te jene me te kujdesshem kur shfaqin zbulimet e tyre dhe pergojosin njerezit, pavaresisht deshires se madhe qe kane per te vertetuar qe ne jemi banoret e pare te kesaj toke, pas te cileve rrodhi majmuni.





