KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
– SINODI I SHENJTË –
𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Joanit, u mblodh sot, më 16 shtator 2025, në selinë e Qendrës Sinodike të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe kreu zgjedhjet e mëposhtme:
1. 𝐙𝐠𝐣𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐚 𝐬𝐢 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞̈𝐬 Hirësinë e tij, Mitropolitin e deritanishëm të Amantias, Hirësi Nathanailin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 20 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
2. 𝐙𝐠𝐣𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐦𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐚 𝐬𝐢 𝐌𝐢𝐭𝐫𝐨𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈𝐬 Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Krujës, Hirësi Anastasin. Fronëzimi i Mitropolitit të ri do të bëhet më 27 shtator 2025, në orën 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë.
Në vijim, dy Mitropolitët e sapozgjedhur lexuan Mesazhin e Madh në kishëzën e Qendrës Sinodike.
MITROPOLITI I KORÇËS, HIRËSI ANASTASI (Mamaj)
Hirësia e tij, Mitropoliti i Korçës, z. Anastas (Mamaj), lindi në Vlorë, në vitin 1979. Ai kreu studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës (1999), u diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe mori diplomë në degën Administrim Biznes (MSc) (2001-2005). Më vonë ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” (2017) dhe në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare (2023).
Në vitet 2005-2009 ka mbajtur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare dhe nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka pasur poste drejtuese në Union Bank. Nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësi Ignatit.
U hirotonis dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i ndjerë Anastas, u hirotonis prift më 20 tetor 2019 dhe mori titullin e Arkimandrit më 9 gusht 2020.
Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie” dhe nga data 3 dhjetor shërben si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën greke dhe italiane.
Zgjidhet mitropoliti i Mitropolisë së Korçës( Emri dhe karriera)
2–3 minuta





