Temperaturat e larta ulin prodhimin e fasules,fermerët po e zëvendësojnë me kultura të tjera.

Në fshatin Kreshpanj,të bashkisë së Maliqit,ku vite më parë toka prodhonte mbi 4 kuintal fasule për dynym,sot fermerët nuk po marrin as 20% të këtij prodhimi. Ndryshimet e forta klimatike të dy viteve të fundit,me temperatura deri në 40 grade C në verë dhe thatësirë të zgjatur,kanë ulur ndjeshëm rendimentin e kësaj kulture tradicionale për zonën.

Në prag të vjeljes së fasules,pritshmëritë e fermerëve janë të ulta,ndërsa kostot e kultivimit mbeten të larta,krahasur me prodhimin e pakët.

Mungesa e rreshjeve ka rritur nevojën për ujitje të parcelave me fasule,çfarë përkthehet në kosto shtesë për fermerët.

Të ndodhur para një situatë të pazakontë klimatike, fermerët e Kreshpanjit,po reduktojnë sipërfaqet e mbjella me fasule. Ata po kërkojnë kultura dhe varietete te reja, te pershtatshme për klimë më të nxehtë.

Ulja e rendimetit të fasules edhe këtë vit pritet të pasohet nga rritje e mëtejshme e çmimit për konsumatorët.

Korça ka qenë ndër kultivuesit më të mëdhenj të fasules në vend,me mbi 2.700 ton prodhim vjetor,ndërsa vit pas viti,ndryshimet klimatike po ndikojnë në uljen e ndjeshme të rendimentit të kësaj kulture.

Lajme Te Ndryshme