Ish-ministri i Bujqësisë në Kinë dënohet me vdekje për korrupsion (me kusht 2-vjeçar)

Gjykata e Changchun në provincën Jilin ka shpallur fajtor për korrupsion ish-ministrin e Bujqësisë së Kinës, Tang Renjian, duke e dënuar me dënim me vdekje, me pezullim për dy vjet.

Sipas vendimit gjyqësor, Tang kishte pranuar ryshfete me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37 milionë dollarë) gjatë periudhës kur mbante poste publike nga viti 2007 deri në vitin 2024.

Dënimi me vdekje me kusht nënkupton se, nëse i pandehuri nuk kryen vepra të tjera penale gjatë dy viteve të pezullimit, dënimi mund të kthehet në burgim afatgjatë.

Tang Renjian, i cili shërbeu si ministër i Bujqësisë deri në vitin 2024, u përjashtua nga Partia Komuniste Kineze në nëntor të vitit të kaluar, përpara se të niste hetimi publik.

Ky vendim shihet si pjesë e fushatës së Presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit, e cila ka goditur dhjetëra zyrtarë të lartë në vitet e fundit.

Lajme Te Ndryshme