Një djalë 15-vjeçar humb jetën në mënyrë tragjike. Familja e tij mbulohet nga dhimbja, por në varrim, dhimbja nuk është më private. Ajo shndërrohet në skenë. Turma nuk qau, turma filmoi. Ngriti telefonat lart si në koncert. Çfarë të tregojë? Çfarë të fitojë? Një varr kthehet në postim, një lot kthehet në “story”.

Ky është realiteti ku jetojmë: dhimbja nuk është më e shenjtë. Nuk është më moment njeriu me njeriun, por material për rrjete sociale. Vdekja nuk përjetohet, por dokumentohet. Jo për kujtim, por për konsum.

Dhe kjo është tragjedia më e madhe. Nuk është vetëm humbja e një jete të re, por humbja e ndjeshmërisë kolektive. Një shoqëri që e kthen dhimbjen në trend, është një shoqëri që nuk ka më shpirt.

Lajme Te Ndryshme