Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar në fshatin Çërravë të njësisë administrative Buçimas, në Pogradec. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë edhe në gjënë e gjallë që ndodhej brenda stallës.
Stalla, e cila ndodhej në një zonë të largët nga banesat e fshatit, është konstatuar e shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga vetë pronari,Agjërim Kapa i cili kishte shkuar për të kryer shërbimet e përditshme.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes,ndërsa një grup i Emergjencave Civile të Bashkisë së Pogradecit,pritet të vlerësojë dëmin.
Pogradec,digjen të gjalla 170 dele
1–2 minuta





