Prej gjashtë vitesh, turistët francezë të agjencisë “Zemra” kanë zgjedhur Pustecin për të përjetuar nga afër jetën e fshatit dhe mikpritjen e banorëve tanë. Ata qëndrojnë në familjet vendase, ndajnë tryezën dhe përditshmërinë, duke sjellë me vete kulturë, buzëqeshje dhe respekt për traditat tona.

Përveçse sjellin gjallëri në turizëm, ata kontribuojnë me punë vullnetare në lyerjen e varkave të peshkatarëve, kujdesin ndaj kafshëve, ndihmën në bujqësi, përfshirë rrethimin e tokave me rrjeta dhe shtylla betoni.

Falë këtij bashkëpunimi të çmuar, çdo vit rreth 400 turistë francezë jo vetëm që zbulojnë bukuritë e Prespës, por edhe ndihmojnë në forcimin e ekonomisë vendase.

Një falënderim i veçantë shkon për Llazo Stojan, guidën lokale që ka bërë të mundur këtë bashkëpunim të gjatë dhe frytdhënës – një urë e vërtetë mes kulturave dhe zemrave.

Lajme Te Ndryshme