Një shtëpi prej druri,pjesë e një kompleksi agroturizmi në Leskovik u dogj plotësisht si pasojë e zjarrit. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse lokalizoi flakët të cilat rrezikonin të avanconin nga era.
Policia po heton shkaqet e zjarrit dhe po merr dëshmitë e pronarëve të agrobiznesit,të cilët më herët kanë pasur konflikte për shkak të konkurrencës.





