Një 15 vjeçare nga Korça ka denoncuar në polici një 16 vjeçar për kryerjen e mardhënieve seksuale me dhunë. Pas marrjes së deklarimeve i mituri u vu në pranga,ndërsa prokuroria po heton mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje. Nga hetimet mësohet se dy të miturit jetonin prej disa ditësh në shtëpinë e prindêrve të djalit,në një lagje periferike të Korçës. Rrethanat e ngjarjes së rëndë po hetohen,ndërsa priten përgjigjet e eskpertizës mjeko-ligjore,për të provuar dhunën dhe mardhënien seksuale me të miturën.
Përdhunohet 15 vjeçarja në Korçë,ja dyshimet e policisë
1–2 minuta





