Të dashur qytetarë!
Bashkia Maliq në territorin e saj ka transferuar me VKM 66 -67 rezervuar me diga dhe dampa .
Prej kohësh ne si këshilltarë i kemi kërkuar ekzekutivit informacion mbi gjëndjen e tyre , ndëryrjet për riparime,rikonstruksione si dhe llogaritjen e problematikave mbi emergjencat në raste shirash të krijuara nga dëmtimet e tyre …. Jo për të bërë Kasandren,por e ritheksojmë se Maliqi dhe Shqipëria nuk përmbyten sepse bie shi, por përmbyten sepse nuk ka sistem që ta perballojë.
Shqiperia sot eshtë në një moment të veshtirë për shkak të permbytjeve, por duhet ta themi qartë se nuk është vetem shiu problemi.
Kemi nje krizë natyrore të kombinuar me mungesë planifikimi dhe mirembajtjeje, kombinim i cili na gjen shumë të brishtë ndaj përmbytjeve.
Shqipëria përmbytet sepse sistemi i menaxhimit të ujërave është i dobët, i vjetëruar dhe i pamirëmbajtur. Përrenjte dhe lumenjte janë të paperballueshem nga ndertimet në shtratin e tyre, nga mungesa e pritave dhe sipërfaqet e shpyllëzuara, nga kanalet kulluese që në shumë zona nuk janë pastruar me vite, dhe argjinaturat apo hidrovoret janë lënë pa inspektime serioze të sigurisë.Pra sistemi kullimit ka kapacitete të kufizuara.
Sot kemi fshatra të izoluara, familje që humbasin prodhimet bujqësore dhe shtëpitë e tyre, rrugë të ndëprera nga përrenj apo lumej të dalë nga shtrati dhe ekonomi lokale të paralizuara. Të njëjtat zona përmbyten sërish dhe sërish, sepse mirë që nuk ka investime strategjike për mbrojtjen nga uji dhe as hartë praktike të rrezikut nga përmbytjet, por dhe shërbimet e përditeshme janë të kufizuara.
Nevojitet urgjentisht një qasje e re për:
Mirëmbajtje reale të kanaleve, forcim i argjinaturave, kontroll i ndërtimeve, inspektim teknik i hidrovoreve, digave dhe sisteme paralajmëruese që funksionojnë.
Shqipëria nuk mund të jetojë çdo vit në gjendje emergjence. Duhet të kalojmë nga reagimi tek parandalimi me rregulla më të qarta, shërbime që funksionojnë dhe investime të qëndrueshme që ulin rrezikun përpara se të vijë përmbytja.
Ky eshtë realiteti. Përmbytjet janë natyrore, por dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, mjedisore dhe sociale. Duhet të mendojmë, kuptojmë dhe veprojmë në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.
Vetëm me planifikim, menaxhim, transparencë dhe investime afatgjata mund të shmangim rikthimin e të njëjtës krizë vit pas viti.
Grupi i Këshilltarëve te Opozites,Bashkia Maliq
Maliq/ Këshilltarët e opozitës,llogari bashkisë për gjendjen e digave dhe rezervuarëve
2–3 minuta




