Në kuadër të projektit “Minoriteti Maqedonas në Pustec, trashëgimi brez pas brezi”, zbatuar nga Qendra Kazus dhe mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, u çel në Pustec ekspozita fotografike e artistit Roland Beqiraj, një mozaik vizual,ku ndjeshmëria artistike ndërthuret me qasje dhe tone realiste,për të prezantuar shpirtin e Prespës dhe banorëve të saj.

Përmes objektivit të Roland Beqirajt 34 punët e ekspozitës, sollën episode të jetës së përditshme të komunitetit maqedonas në Pustec: portrete të skalitur nga koha,bukuri të patrazuara nga moderniteti, peizazhe të pangjashëm në madhështi,elementë të traditës dhe kulturës identitare dhe rrënjët e thella tē kēsaj trashëgimie historike,që na mahnit në çdo detaj.

Ekspozita përcolli përjetime të forta të një rrëfimi të plotë, jetēsor dhe të vërtetë,që zbulon lidhjen e patjetërsuar të banorëve të kësaj zone me përkatësinë unike, kulturore dhe historike.

Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin u realizuan punët e kësaj ekspozite, duke theksuar se përmes artit fotografik janë zbuluar me mjeshtëri thesaret natyrore të Prespës, kultura dhe shpirti i komunitetit maqedonas,që ndriçon me krenari identitetin e vet etnik dhe kulturor.

Lajme Te Ndryshme