Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41-vjeç, dhe Besmir Buci, 32-vjeç, janë arrestuar nga policia greke, si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, ngjarje e ndodhur më 7 tetor 2025.

Vëllezërit kanë precedentë penalë në Greqi dhe ishin nën hetim për krime të ndryshme.

Ndërkohë raportohet se në pranga është vënë edhe një person tjetër, i cili dyshohet se u ka siguruar dy vëllezërve automjetin e përdorur për të arritur në vendngjarje dhe për të vendosur pajisjen shpërthyese jashtë klubit të natës

Besmir Buci parkoi automjetin pranë diskotekës dhe, pas një veprimi të shpejtë, aktivizoi një pajisje shpërthyese që kishte vendosur. Ai më pas u largua nga vendi me ndihmën e vëllait të tij, Blerimit, që e priste në automjet.
Dyshohet se shpërthimi kishte për qëllim të paralajmëronte pronarin e diskotekës,i cili më herët nuk kishte pranuar shantazhin nga të arrestuarit.

Lajme Te Ndryshme