Në hyrje të fshatit Tren, territori i të cilit përfshihet në Zonën e Mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës përballesh me një pamje skandaloze. Shirat e fundit kanë sjellë grumbuj mbetjesh plastike nga lumenjtë dhe përrenjtë, të cilat janë shpërndarë në fushë dhe kanë bllokuar kanalet kulluese.
Kjo situatë krijon rrezik real për përmbytjen e tokave bujqësore gjatë reshjeve intensive dhe përbën një goditje të rëndë ndaj mjedisit të mbrojtur. Ndotja cënon biodiversitetin, shkatërron peizazhin natyror dhe dëmton rëndë imazhin e një zone të frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj.
Pamje të tilla, veç dëmit në mjedis, vijnë ndesh me pritshmëritë dhe vizionin për turizmin natyror dhe kulturor.
Teksa Zona e Mbrojtur po kthehet në një landfill të hapur, ne jemi në pritje të turistëve nga e gjithë bota.





