Në Amsterdam banesat e vjetra, megjithëse shtrembërohen e deformohen, nuk prishen, por ruhen dhe konservohen. Amsterdami është një ndër qytetet me problematikat më të mëdha në Europë (ndoshta i dyti pas Venecias) për ruajtjen dhe konservimin e banesave të vjetra. Trualli mbi të cilin janë ngritur banesat ka qënë dikur moçalishte dhe për  ndërtimin e tyre janë përdorur pilota druri. Me kalimin e kohës këto janë kalbur dhe si pasojë ndërtesat janë zhytur dhe shtrembëruar. Sot konservimi i tyre paraqet një nga sfidat më të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë historike. Shumë nga banesat e Amsterdamit kanë moshë 400-500 vjeçare. Ruajtja e trashëgimisë urbane në Amsterdam ka filluar 150 vjet më parë.

Lajme Te Ndryshme