Daniela Zisi

KULLA E KORÇËS, OSE MADHËSHTIA E SHËMTISË

Kullë 2.3 mln € apo strehim për familjet në nevojë ? @Zefiri.net

Projekti ku përfshihet edhe  ndërtimi i kullës panoramike në Korçë kushtoi rreth 2.3 milionë euro.

Por, nëse kjo shumë do të përdorej për strehim social,duke llogaritur 20 mijë euro kredi të butë për familje, do të përfitonin rreth 115 familje të pastreha.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare bashkia e Korçës renditet ndër bashkitë me nevoja të forta për strehim, pasi ka të rregjistruar
rreth 2700 aplikantë si të pastrehë, nga të cilët mbi 500 familje kanë nevojë urgjente për një çati mbi kokē.

Problemi në rastin e Kullës nuk është vetëm prioriteti i investimit.

Sot, Kulla nuk frekuentohet pothuajse nga askush, duke dështuar në funksionin e saj turistik. Të ardhurat nga vizitorët rezultojnë praktikisht zero.
Në këtë kontekst, investimi prej milionash ngre edhe më shumë pikëpyetje për
një projekt të kushtueshëm pa impakt  ekonomik,
ndërkohë që qindra familje mbeten pa zgjidhje strehimi.

Dhe pyetja mbetet :
A ishte prioritet një kullë bosh, apo një çati për familjet në nevojë?

Lajme Te Ndryshme