Policia ka liruar nga qelia drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi hetimet paraprake nuk kanë gjetur lidhje të tij me dy magazinat ku u sekuestruan rreth 4 mijë rrënjë kanabis. Hasa do të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa, si dhe një përgjegjës i OSHEE-së, të dy të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Hetimet e mëtejshme vazhdojnë për identifikimin e të gjitha personave të përfshirë dhe zbardhjen e rrjetit të kultivimit të lëndës narkotike.





