Nafta 214 lek në Korçë: Jo nga lufta, por nga oligarkët e karburanteve

Në këtë mëngjes të zakonshëm në pikat e karburantit në Korçë, çmimi i naftës shënon 214 lek për litër. Benzina 199 lek për litër dhe gazi 64 lek për litër. Të gjtha,rëndojnë çdo ditë dhe më shumë xhepin bosh të qytetarëve dhe jo për shkak të luftës, por për shkak të dominimit të tregut nga oligarkët.

Mos u besoni përrallave me luftë !

Asnjë efekt nuk ka lufta, sa kohë ligji detyron kompanitë të sigurojnë rezerva karburanti të mjaftueshme për një periudhë 3 mujore.

Ndërkohë, në vendet fqinj  tabloja është krejt tjetër.

Në Kosovë, një litër naftë luhatet rreth 1.30 euro.
Në Maqedoninë e Veriut, rreth 1.39 euro.
Edhe në Greqi, një vend i Bashkimit Europian me taksa të larta, çmimi varion mes 1.70 dhe 1.85 euro.
Pra, Shqipëria nuk është thjesht më e shtrenjtë,por është njē treg jashtë çdo logjike ekonomike.

Diferenca e çmimeve tona me Kosovën arrin deri në 90 cent për litër. Me Maqedoninë e Veriut rreth 75 cent. Edhe me Greqinë, shqiptarët paguajnë 30 deri 40 cent më shumë për çdo litër.
Nëse do ishte vetëm çështje tregu global, këto diferenca nuk do ekzistonin. Sepse çmimi ndërkombëtar i naftës është i njëjtë për të gjithë.
Por, në Shqipëri, tregu i karburanteve funksionon më shumë si një klub i mbyllur sesa si një treg i lirë. Dy kompani të mëdha dominojnë furnizimin dhe çmimet lëvizin pothuajse njësoj, pa garë reale. Në teori kemi konkurrencë. Në praktikë kemi sinkronizim mes kompanive për të fiksuar çmimin e karburanteve.
Dhe këtu nis problemi i vërtetë,
sepse edhe nëse marrim parasysh taksat e larta, akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, sërish nuk shpjegohet hendeku prej dhjetëra centësh me vendet fqinje. Greqia ka taksa të krahasueshme dhe prapë është më lirë. Maqedonia ndërhyn drejtpërdrejt duke vendosur çmime tavan në raste krize. Shqipëria jo.

Ndërkohë, të ze më lirë të furnizohesh me karburant në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, pasi nuk dihet cili do jete kufiri i çmimit të naftës, që mbetet në duart e babëzisë së oligarkëve.

Lajme Te Ndryshme