Sotiraq Filo dhe pushtetarët urojnë festat fetare, por nuk kujtohen për 22 marsin e zgjedhjeve të para pluraliste.
Po shoh në faqet e pushtetarëve, nga kryetari i bashkisë së Korçës, tek prefektja, foto, urime dhe vizita me rastin e festës së Sulltan Novruzit. Shumë mirë bëjnë.
Por, 22 marsi nuk është vetëm dita e një feste fetare, por për Shqipërinë, shqiptarët dhe Filon me shokë e shoqe, që s’bëzajnë, është dita zgjedhjeve të para pluraliste.
Nëse nuk do kishte ndodhur 22 marsi i 1992, Filo nuk do ishte kryetar bashkie me 16 llogari bankare.
E shumta, do ishte kryetar I Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, ose i Komitetit të Partisë. Varet nga devocioni dhe fryma e lartë e partishmërisë që do tregonte.
Filo dhe të tjerë harrojnë 22 marsin e demokracicë
1–2 minuta




