Korçë /  Prej dy javësh sistemi elektronik i referimit është jashtë funksionit, qindra pacientë rrezikojnë jetën.

Një 80 vjeçar nga Korça prej dy javësh shkon e vjen në ambulancën e lagjes për një rekomandim nga mjeku i familjes, pasi vuan nga zemra, por i thonë : Ka rënë sistemi.

I moshuari ka kryer një operacion në QSUT në janar dhe në maj mjekët kanë planifikuar një ndërhyrje tjetër. Çdo ditë vonesë në marrjen e rekomandimit, për shkak të mosfunksionimit të sistemit elektronik të referimit, rrezikon shtyrjen e datës së operacionit në QSUT dhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Pa rekomandimin e mjekut i moshuari nuk mund të vijojë me vizitat kardiologjike, analizat, ekzaminimet, madje as të konfirmojë operacionin e radhës . Situata të ngjashme me gjoja sistemin dixhital, ndodhin shpesh e më shpesh, ndërsa zgjidhja për pacientët sigurisht që mbeten klinikat private.

Këtë dreq sistemi dixhital për çfarë e keni?
Për të lehtësuar apo nxirë jetën hallexhinjve?
Për të ulur korrupsionin në sistemin shëndetësor, apo për ta bërë më të lehtë zullumin?

Lajme Te Ndryshme