Urdhri i prefektes Zegullai zbraz rrugën nga tezgat, fermerët e Devollit hedhin prodhimet në kanal

Fermerët e zonës së Devollit, janë detyruar të largojnë tezgat nga rruga nacionale, pas ndërhyrjes së prefektes Florinda Zegullai. Një situatë e përsëritur ndër vite, që risjell për zgjidhje problemin e mungesën së tregjeve funksionale për shitjen e prodhimeve bujqësore.
Përballë pamundësisë për të  siguruar treg, dhjetëra fermerë kanë zgjedhur rrugën si alternativën e vetme për të shitur prodhimin e tyre. Një zgjidhje e rrezikshme, që cenon sigurinë rrugore, por që për shumë familje përfaqëson burimin e vetëm të të ardhurave.

Ndërhyrjet e herëpashershme nga autoritetet lokale, ARSH dhe prefektët e tjerë ndër vite,  kanë prodhuar vetëm efekte të përkohshme. Fermerët largohen për disa ditë, për t’u rikthyer sërish në të njëjtin vend, të shtyrë nga nevoja për mbijetesë.

Këtë herë, aksioni duket se ka qenë më i prerë. Por, në mungesë të një zgjidhje afatgjatë, pasojat do jenë të rënda, pasi  prodhimet e fermerëve rrezikojnë të përfundojnë në kanale.

Prefektja Zegullaj e zgjidhi problemin e fermerëve ambulantë me një të rënë të lapsit. Ndërhyrja në fjalë duhet të ishte veprimi i fundit që duhet të bënte prefektja e Korçës, pasi të ishin krijuar disa tregje, edhe provizorë, që do mundësonin shitjen e prodhimeve nga fermerët, të cilët vit pas viti po braktisin bujqësinë edhe për faj të disa firmaxhinjve që as ia kanë haberin nga përgjegjësia për punët dhe funksionin publik.

Lajme Te Ndryshme