Përvoja jetësore dhe këshillat që na japin gjyshi dhe gjyshja janë të çmuara në edukimin dhe rrugëtimin e brezit të ri. Por, në epokën digjitale, kur teknologjia dhe informacioni prekin çdo aspekt të përditshmërisë, të moshuarit kanë nevojë për siguri, ndërgjegjësim dhe mjete sa më thjeshta për të mos u besuar mashtrimeve online, që përhapen me shpejësinë e dritës. Si mund ta ndihmojnë të rinjtë gjyshen apo gjyshin të mos bien pre e mashtrimeve online?
Pesë nxënës të Kolegjit “Preka” në Korçë hodhën hapin e parë për t’iu përgjigjur kësaj sfide globale, duke u trajnuar si mentorë digjitalë në kuadër të projektit “Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online”, që zbatohet nga gazetarja Daniela Zisi.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve intefesante dhe shembujve nga jeta e përditshme. Të rinjtë ndanë histori të familjarëve që kishin hasur reklama mashtruese për ilaçe, mesazhe që premtonin dhurata apo postime të rreme në rrjetet sociale. Këto përvoja u kthyen në një mundësi për të kuptuar se si funksionon dezinformimi dhe si mund të parandalohet sidomos tek mosha e tretë, ekspozimi i së cilës ndaj mashtrimeve, është një shqetësim në rritje.
Gjatë trajnimit, nxënësit u njohën edhe me Digital Buddy, platformën që do të përdorin për t’u mësuar të moshuarve si të verifikojnë informacionin, të dallojnë mashtrimet online dhe të përdorin internetin në mënyrë më të sigurt.
Mentorët e rinj do të nisin trajnimet me të moshuarit në qendrat komunitare të Korçës, për të ndërtuar një urë bashkëpunimi mes dy brezave në luftën kundër dezinformimit.
This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative DDI.
#DigitalBuddy #LuftoDezinformimin #MediaLiteracy #EdukimiMediatik #OnlineSafety #Korca #DigitalSpark #Metamorphosis #TechSoup #ZefiriNet





