Pesë mentorët e rinj të projektit “Të rinjtë dhe të moshuarit kundër dezinformimit online” zhvilluan takimin e parë me të moshuarit që frekuentojnë Qendrën Ditore të Moshës së Tretë në lagjen 18 të qytetit të Korçës.
Takimi nisi me biseda të hapura dhe ton miqësor , duke u fokusuar tek shqetësimi dhe mënyra si përballen të moshuarit me fluksin e informacioneve kur përdorin platforma online.

Mentorët u ulën në tavolinat e të moshuarve dhe i ftuan të ndanin përvojat e tyre me  dhe rrjetet sociale që përdornin më shumë si WhatsApp dhe Facebook.
Të rinjtë i pyetën të moshuarit, nëse kishin rënë pre ndonjëherë e mashtrimeve online?
Shumë prej të moshuarve treguan se tashmë janë më të kujdesshëm, sidomos kur marrin mesazhe që u kërkojnë të dhëna personale apo bankare. Megjithatë, diskutimi tregoi se reklamat për ilaçe që qarkullojnë në internet vazhdojnë të krijojnë pasiguri.
Disa nga pjesëmarrësit besonin se ilaçet që reklamohen me tituj bombastikë mund të jenë efektive dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin. Të tjerë,  shprehën bindjen se ilaçet nuk duhet të blihen në internet, por vetëm në farmaci dhe pas këshillimit me mjekun.
Përmes platformës Digital Buddy, mentorët e rinj diskutuan me të moshuarit raste konkrete të dezinformimit dhe ndanë këshilla praktike se si të verifikojnë informacionin, të dallojnë reklamat mashtruese dhe të përdorin internetin në mënyrë më të sigurt.
Pas takimit me të moshuarit e qendrës në lagjen 18,  sesionet e mentorëve të rinj, do të vijojnë në qendra të tjera, me synimin për të  forcuar edukimin mediatik në komunitet, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes të rinjve dhe të moshuarve në luftën kundër dezinformimit.

This activity is supported by the CIVICUS Digital Democracy Initiative DDI. 


#DigitalBuddy #LuftoDezinformimin #MediaLiteracy #EdukimiMediatik #OnlineSafety #Korca #DigitalSpark #Metamorphosis #TechSoup #ZefiriNet

Lajme Te Ndryshme