Një foto e shpërndarë nē rrjetet sociale, ku deputetja e PS dhe pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi shfaqet e kapur prej dore me ambasadorin e BE në Shqipëri, ka sjellë reagimin e zonjës Luarasi :

“Njoftim urgjent nga bota paralele e portaleve. Kemi një “lajm” që në një klik arrin të jetë njëkohësisht homofob dhe mizogjin. Dy sulme, një foto. Efikasitet i vërtetë, vetëm se i vënë në shërbim të gënjeshtrës. Dhe jo vetëm kaq. Foto e publikuar  është punuar me inteligjencë artificiale, që të dukemi sikur jemi kapur për dore. Kjo nuk është gazetari, por është një kurs i shpejtuar se si të dezinformosh.                                                              Ironia më e madhe? Unë jam kryetare e nënkomisionit kundër dezinformimit. Dhe ju sapo më dhuruat rastin studimor më perfekt që mund të kërkoja. Sepse dezinformimi nuk është shaka: është tallje ndaj lexuesit, dëm ndaj një diplomati dhe një goditje ndaj vetë standardeve që Bashkimi Europian kërkon nga media shqiptare. Kush luan me të vërtetën, duhet të përgjigjet edhe për të. Përgjegjësia mediatike nuk është opsion, por është detyrim. Kur fabrikon realitete me AI, s’je gazetar. Je mashtrues ordiner. Liria e medias nuk është leje për të falsifikuar!                                                                                   Foto e dytë është fotoja origjinale, e paretushuar: unë dhe ambasadori duke folur në Spaç, aty ku dikur burgoseshin ata që thoshin të vërtetën. Sot disa e keqpërdorin lirinë që të tjerët e paguan me burg, për të fabrikuar urrejtje”- përfundon reagimin Luarasi.

Lajme Te Ndryshme