Denis Meçe, një nga të pandehurit në procesin gjyqësor për vrasjen e Egli Progës, është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas burimeve, Meçe është konstatuar rreth 300 metra larg banesës, teksa po kthehej në shtëpi. Lëvizja e tij dyshohet se ka qenë në kundërshtim me kufizimet e vendosura nga gjykata.

Meçe dhe të pandehurit e tjerë në këtë çështje ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Lajme Te Ndryshme