Një gjest i veçantë solidariteti mes shqiptarëve ka ndodhur në Bolivi, ku udhëtari Dashnor Balliu, i cili prej më shumë se tre vitesh përshkon botën me motor, është përballur me një problem teknik.

Sipas Balliut, benzina që kishte furnizuar një ditë më parë përmbante ujë, duke shkaktuar probleme me motorin.

Teksa po transmetonte drejtpërdrejt në Facebook, Romeo Zhuleku, një shqiptar nga Devolli i Korçës, e pa dhe vendosi t’i vinte në ndihmë.

Romeo, së bashku me miqtë e tij, përshkoi 100 kilometra rrugë për t’i sjellë benzinë dhe për ta ndihmuar të vazhdonte udhëtimin.

“Ti nuk më solle vetëm benzinë, por më dhe zemër në një moment kur kisha nevojë. Më tregove edhe një herë se sa e madhe është zemra e shqiptarit”, shkruan i emocionuar Balliu.

Ai falënderoi Romeon dhe miqtë e tij për ndihmën, duke u shprehur se këtë mirësi nuk do ta harrojë kurrë.

Lajme Te Ndryshme